Siguri

iPhone u sjellë evropianëve një orë më shumë gjumë!

Publikuar , 01 Nëntor 2010
0
iPhone u sjellë evropianëve një orë më shumë gjumë!

Siç duket vrima në sistemin operativ iPhone OS 4.1 ka rezultuar që alarmi të ndizet një orë më vonë, qysh prej momentit kur Evropianët bënë kalimin në orën e re dimërore.

Ata që kanë përshtatur alarmet e tyre që të ndizen në një kohë të caktuar çdo ditë të javës janë zgjuar një orë më vonë sesa që iu është premtuar, për shkak të vrimës, edhe pse ora e iOS është përshtatur ashtu si duhet gjatë vikendit. Vrima ka prekur vetëm ata që kanë pasur alarme të përgatitura në iPhone të tyre para se të ndodh ndryshimi i orës.

Evropianët ishin grupi i dytë i përdoruesve të iPhone që janë prekur nga kjo vrimë e ndytë, pasi kohë më parë në Australi përdoruesit u zgjuan një orë më herët sesa që ishte e paraparë, moment kur ata bënë shtynë akrepat e orës për një më shumë.

Apple ka thënë se është në dijeni rreth këtij problemi, dhe se ka përgatitur një arnim, por ai do të ofrohet vetëm me versionin e radhës të softuerit, që është iOS 4.2 që pritet të paraqitet në mesin e muajit nëntor.

Në anën tjetër, ju që jeni prekur nga problemi më alarm (përshirë këtu edhe përdoruesit e iPhone nga Kosova e Shqipëria), e tëra që duhet të bëni është të fshihni alarmet e përgatitura më parë, para ndërrimit të orës në ditën e diel.  Tjetra mënyrë është rivendosja e të gjitha alarmeve një orë më herët apo fikja e tyre para ndryshimit të orës, dhe riaktivizimi pas ndryshimit të orës. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Instagram do të paralajmërojë përdoruesit që po shkojnë drejt mbylljes së llogarisë

Lajmet e fundit>