Lajmet

IPKO dhuron rreth 12.000 euro nga SMS-ët e dërguar më 17 Shkurt

Publikuar , 18 Shkurt 2010
0
IPKO dhuron rreth 12.000 euro nga SMS-ët e dërguar më 17 Shkurt

Këto të hyra të mbledhura do t’i dhurohen Fondacionint për Nëna dhe Foshnja, fondacion i cili është duke mbledhur fonde për blerjen e sistemit të ri të oksigjenit në Njesinë Intensive të Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sistemi i ri i oksigjenit i cili do të  instalohet nga kompania Dräger Medical, është më se i nevojshëm për  t’i mbrojtur foshnjat në Njësinë Intensive të Neonatologjisë, ndërsa do t’i zvogëlojë edhe komplikimet tjera shëndetësore me të cilat ballafaqohen foshnjat e porsalindura, e posaçërisht ato që lindin para kohe.
Gjatë njëzet e katër orëve të  17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO kanë dërguar afër gjysmë milioni SMS, nga pako të ndryshme të cilat ata përdorin, duke përfshirë edhe konsumatorët e shërbimit roaming.

LEXO EDHE:  Laptopët MacBook kanë probleme serioze me tastierat

Lajmet e fundit>