Lajmet

IPKO: Internet dhe televizion digjital për 19.95 euro në muaj

Publikuar , 01 Shtator 2009
0
IPKO: Internet dhe televizion digjital për 19.95 euro në muaj

Me pagesën prej 19.95 Euro për pakon DUO, konsumatorit i ofrohet internet me shpejtësi prej 1 mbps (e cila kushton 14.95 euro) me mundësi të kyçjes për dy kompjuterë dhe Pako Familjare (e cila kushton 14.95 Euro) e televizionit kabllor digjital e cila përmban mbi 60 programe televizive, përfshirë këtu të gjitha kanalet e DigitAlb, Supersport, kanale informative, kanalet e vendit, si dhe shumë kanale tjera.
Kjo ofertë e re i mundëson klientëve të IPKO-s që të marrin këto dy shërbime në pako për 10 Euro më lirë.
Nga Shtatori i këtij viti IPKO do të fillojë ofrimin e shërbimit të televizionit kabllor digjital duke kaluar nga ai analog në qytet më të mëdha të Kosovës, përfshirë Prizrenin, Gjilanin, Mitrovicën dhe Ferizajn.

LEXO EDHE:  A po bëhen robotët më të ngjashëm me njerëzit?

Lajmet e fundit>