Lajmet

IPKO kompenson konsumatorët e saj të televizonit kabllor

Publikuar , 01 Shkurt 2010
0
IPKO kompenson konsumatorët e saj të televizonit kabllor

Si pasojë e një anomalie teknike e cila ka ndodhur më 27 janar në satelitin W2 i cili ndodhet në hapësirë, konsumatorët e televizionit digjital të ofruar nga IPKO, për disa orë kanë mbetur pa sinjal televiziv.

Problemet me satelitin W2 u evituan “shpejtë” dhe i njëjti u kthye në pozicionin e duhur, duke e bërë të mundur kështu ri-transmetimin e kanaleve televizive, në të cilat edhe konsumatorët e IPKO’së nuk kishin qasje.

Të gjithë konsumatorët e IPKO TV Digjital, të cilët ishin përdorues aktiv më 27 janar 2010, duke filluar nga mbrëmja e datës 1 shkurt, do të kompensohen me tri ditë shërbim falas në televizionin digjital të IPKO-së. Konsumatorëve do t’u shtohen tri ditë tjera abonimi në pakot aktive që kishin më 27 janar.

Zhvendosja e këtij sateliti ka lënë pa sinjal edhe 7 platforma të tjera televizive, dhe afro 400 kanale televizive të cilat mbulojnë me sinjal Evropën, Afrikën Veriore, dhe Lindjen e Mesme.

IPKO ka falënderuar të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital për mirëkuptimin dhe ka kërkuar edhe njëherë ndjesë për ndërprerjen e sinjalit si pasojë e avarisë së rëndë të ndodhur me satelitin në hapësirë.

LEXO EDHE:  Apple lançon iOS 13.1.2

Lajmet e fundit>