Analiza

IPKO ofron internet me shpejtësi deri në 230 kbps

Publikuar , 05 Korrik 2010
0
IPKO ofron internet me shpejtësi deri në 230 kbps

PCWorld Albanian ka bërë testimin e radhës me shpejtësinë e internetit që ofrohet në telefona mobil, përkatësisht përmes shërbimeve GPRS dhe EDGE, dhe tani testimi është bërë me ofertën e operatorit mobil në Kosovë, IPKO.

Sipas testimit tonë me telefoninë mobile IPKO, del se për EDGE shpejtësia e shkarkimit shkon deri në 230 kbps, kurse ngarkimi deri në 110 kbps. Në anën tjetër GPRS ka një shpejtësi shkarkimi prej 48 kbps, kurse ngarkimi është 24 kbps.

Çmimet IPKO-së  fillojnë prej 20 cent për 100 kb e parë, dhe më pas kërkohen 1 cent për çdo 10 kb e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Shitjet smartfonëve vazhdojnë rënien

Lajmet e fundit>