Biznes

IPKO prezantoi prepaid Visa kartelën

Publikuar , 28 Tetor 2009
0
IPKO prezantoi prepaid Visa kartelën

Për të parën herë, të  gjithë kosovarët, e posaçërisht të rinjtë, mund të  shijojnë lirinë dhe sigurinë e shpenzimit me anë  të kartelës Visa dhe mundësinë të dërgojnë  para brenda dhe jashtë vendit, të mbushin llogaritë  e tyre të telefonisë mobile IPKO, ose të kontrollojnë llogaritë me një SMS të thjeshtë, pa pasur nevojë për një llogari bankare.    Ipko Visa Card

Kartela Visa e ofruar nga IPKO dhe bashkëpunëtorët e përfshirë, u mundëson konsumatorëve të mbushin kartelat për të blerë online, për të blerë në tregun 28-milionësh komercialë, ku kartelat Visa janë të pranuara dhe të tërheqin para në 1.4 milion bankomatë në më shumë se 200 shtete dhe territore në mbarë botën.  

Me mundësitë e-banking-ut i cili është falas, pronarët e kartelave mund të menaxhojnë kontot e tyre online në: www.ipkocard.com. Banka Raiffeisen lëshon IPKO Visa kartelat me parapagim. 

Klientët e Bankës Raiffeisen do të  kenë gjithashtu mundësinë që të mbushin telefonat mobilë të IPKO-s, si mundësi e ofruar nga Banka e tyre Raiffeisen, me kartelën Visa me parapagim.  

“Si kompani vendëse, e cila ka lidhur kosovarët midis njëri-tjetrit dhe botës prej vitit 1999, si pjesë e misionit tonë për të ngritur standardet e jetës duke ofruar mundësi, lansimi i kartelës na jep një krenari shtesë, sepse jemi të parët që lidhim kosovarët me ecuritë e përgjithshme financiare”, ka theksuar, Akan Ismaili, drejtor ekzekutiv i IPKO-s.  

“Better Served Kosovo dhe RêvEurope kontribuojnë me  njohuri të thella rreth pagesave alternative dhe konsumatorëve, sidomos atyre të cilët janë të rinj në shërbimet financiare dhe Banka Raiffeisen është institucion i respektuar dhe i besuar në tërë rajonin”. 

“Banka Raiffeisen, ka fituar reputacionin e saj në Kosovë dhe më gjerë në rajon, falë përkushtimit të saj në ofrimin e produkteve dhe të shërbimeve inovative në çfarëdo kohe, që klientët i kërkojnë ato”, tha Shpend Nura, udhëheqës i menaxhimit të produkteve dhe Departamentit të zhvillimit, në Bankën Raiffeisen.   

LEXO EDHE:  Kodi telefonik +383, nuk po funksionon me verifikimin e dy faktorë të aplikacioneve

RêvEurope zhvillon, promovon dhe siguron shpërndarjen dhe procedimin e platformës së bashku me Better Served Kosovo për IPKO Prepaid Visa kartelën dhe në mënyrë të pavarur për kartelën Prepaid Visa të Bankës Raiffeisen. Nëpërmjet marrëveshjes globale me MPOWER Mobile, kompani simotër, RêvEurope mundëson integrimin e kartelës në shërbimet YAP mobile që ndihmon mundëson transferimin mobil të parave dhe mbushjen mobile. 

“Better Served Kosovo, është jashtëzakonisht me fat, ngase është e përfshirë në një grup partnerësh, të cilët janë përkushtuar në zhvillimin e zgjedhjeve të pagesave inovative që adresojnë nevojat e konsumatorëve kosovarë”, ka thënë Martin Davis, partner udhëheqës i Better Served Kosovo. “Synim yni i përbashkët është të bëjmë pagesa më të efektshme për konsumatorët, bizneset dhe Qeverinë pasi që Kosova po synon të kalojë nga ekonomia e bazuar me para në dorë, në atë me pagesa elektronike”.  

“Kosova është shtet e cila reflekton optimizëm dhe me energji sipërmarrëse, një shtet i ri me popullatë të re, e cila është e hapur ndaj mundësive dhe rrugëve të reja për të bërë gjëra – ne jemi të sigurt se kosovarët do të zgjedhin këtë mënyrë të re të pagesës”, ka thënë John Mitchell, drejtor ekzekutiv i RêvEurope. 

Kartela IPKO Prepaid Visa është  në dispozicion për secilin banor të Kosovës me letërnjoftim të vlefshëm, online në www.ipkocard.com, ose në cilëndo prej 14 dyqaneve të IPKO-s, në Kosovë, dhe në filialet e Bankës Raiffeisen. Për më shumë informacione për kartelën IPKO Visa Prepaid, vizito www.ipkocard.com. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>