Lajmet

IPKO prezanton Visa kartelën me parapagim

Publikuar , 17 Tetor 2009
0
IPKO prezanton Visa kartelën me parapagim

Kjo kartelë është lëshuar në qarkullim mes IPKO dhe Raiffesen Bank. Kartela Visa me parapagim është kartelë debit e cila nuk ka overdraft por ju mundëson të debitoni fondet tuaja dhe t’i përdorni ato kurdo që ju duhen.
Visa kartelën me parapagim do të mund të shfrytëzohet brenda vendit dhe në gjithë botën në ATM, POS apo edhe për blerje online që është një përparësi shumë e madhe.

Këtë kartelë mund ta marrin të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë dokument identifikimi, pa pasur nevojë të prezantojnë ndonjë kontratë pune. Kartela Visa me parapagim do të mundësojë përdorimin e shërbimin online banking i cili është gratis dhe mobile banking i cili do të mundësojë transferet financiare me SMS përmes operatorit mobil IPKO.

Nuk ka dyshim që shërbimet e tilla do të ndikojnë në zhvillimin e tregut online duke filluar edhe shitblerjet online duke pasur parasysh se shitblerjet online në tregun tonë ende janë në stadin fillestar dhe trendet tregojnë se ka interesim për zhvillimin e këtyre shërbimeve.

Hapja e kësaj kartele do të kushtojë 5 euro, derisa gjatë periudhës testuese deri më 31 Tetor ju do të mund ta hapni falas kartelën përmes aplikimt online në  web faqen www.ipkocard.com.

LEXO EDHE:  Miliona iPhone, iPad dhe Macbook rrezikohen nga hakerët

Lajmet e fundit>