Lajmet

IPKO zgjedh Volubill për analiza dhe kontroll të shërbimeve IP

Publikuar , 03 Tetor 2009
0
IPKO zgjedh Volubill për analiza dhe kontroll të shërbimeve IP

Volubill, një lider për furnizim në kohë reale me faturim dhe kontrollim të politikave të aplikacioneve për ofruesit e shërbimeve mobile dhe fikse, gjatë kësaj jave ka bërë të ditur se IPKO, ka zgjedhur Kontrolluesin e Shërbimeve CHARGE-IT nga Volubill, për të mundësuar modele të ndryshme pagese për shërbime më komplekse të të dhënave 3G dhe duke ofruar analiza në kohë reale për trafik të IP-ve në shërbimin vlerësues të IPKO-së.

Duke sjellë fleksibilitet më të madh në vlerat e çmimeve të shërbimeve të shtuara, platforma e re do të ndihmojë që IPKO të luftojë kundër rrjedhjeve potenciale të të hyrave.

Kosova ka një treg që po rritet shpejt dhe rrjeti i IPKO-së në mënyrë të vazhdueshme po zgjerohet përgjatë territorit. Kërkesa për një shërbim të veçantë vlerësues të dorës së tretë po rritet në vazhdimësi. Zgjidhja e Kontrolluesit të Shërbimeve prej IPKO-së, që është pjesë e CHARGE-IT nga Volubill, ofron një zgjidhje gjithëpërfshirëse për monitorim në kohë reale të të gjithë trafikut dhe shfrytëzimit të rrjetit IP dhe WAP, duke ofruar menaxhim të lehtë dhe diferenca të nevojshme për të faturuar në mënyrë efektive këto shërbime të reja me vlerë të shtuar. Më shumë fleksibilitet me aftësitë faturuese për këto shërbime të avancuara do të ndihmojnë që IPKO izolohet nga sfidat momentale globale ekonomike duke u kapur në një rrymë të re dhe të shpejtë të të hyrave, dhe duke u larguar nga pengesat rrjedhëse të të hyrave nga metodat joefikase të faturimit.
“Depërtimi i kompanisë sonë në treg është rritur në mënyrë të theksuar falë përmirësimeve të shumta në infrastrukturën fizike që kemi bërë në rrjetin tonë, dhe tani ne jemi duke përjetuar një rritje në kërkesa nga abonentët tanë në rritje e sipër për më shumë shërbime të larmishme” tha shefi ekzekutiv i IPKO, Akan Ismajli. “Ne krenohemi me vetën që jemi në gjendje tu ofrojmë konsumatorëve tanë, oferta të medias së pasur dhe atraktive të cilat inkorporojnë përmbajtjen që ata e pëlqejnë. Pra gjersa konkurrenca në tregun e telekomit të Kosovës po bëhet vazhdimisht më e vështirë, për të vazhduar të ofrojmë shërbimet tona në një çmime konkurrues ne kemi pasur nevojë për një sistem më efektiv që të sjellë dhe të menaxhojë faturimin e vlerave të larta, shërbimeve të integruara. Zgjidhja e Volubill ofroi një mundësi për balancim të asaj që kemi nevojë tani dhe gjithashtu shpalosi mundësinë për të shtuar funksionalitete me lehtësi gjatë të ardhmes”.

LEXO EDHE:  Facebook nuk ju përgjon për tu dërguar reklama

Kontrollues i Shërbimeve CHARGE-IT nga Volubill, është një platformë e rrjetit që ofron fleksibilitet dhe shkallëzime të ndryshme për të përkrahur dhe adoptuar të gjitha të dhënat dhe arkitekturat e shërbimeve. Ai sjellë menaxhim në kohë reale dhe aftësi analizuese për shfrytëzimin e abonentëve të të dhënave të bazuara në IP, përmbajtjes, VoIP, shkarkimit dhe mesazheve, dhe është në gjendje të përkrahë inspektim të thellë të pakove (DPI), menaxhim hyrës, sjellje të shërbimeve, formësim të trafikut dhe menaxhimet të përvojës së përdoruesit dhe për qasje të shpejt në internet ose për shërbime të pasura të nivelit Premium. Kur vihen në partneritet me Platformën Dinamike Faturuese të CHARGE-IT nga Volubill, Kontrolluesit e Shërbimeve mundësojnë kontroll në kohë reale, faturim dhe menaxhim të politikave për shërbime të avancuara.
Integrimin e zgjidhjes në IPKO është duke e bërë integruesi i sistemit, Altima.
“Jemi të lumtur që softueri i Volubill është i përshtatshëm me zgjidhjen tonë të përgjithshme për ofrim të shërbimeve që krijon një zgjidhje konvergjente OSS/BSS në maje të një platforme NGN” u shpreh drejtori i kësaj kompanie, Mario Gerencir.

“IPKO ka qenë një fuqi udhëheqëse prapa avancimeve substanciale të bëra në tregun telekomunikues të Kosovës, gjatë dekadës së fundit” tha John Aalbers, shef ekzekutiv i Volubill. “Duke ofruar këto lloje të shërbimeve të avancuara të dorës së tretë dhe duke faturuar në mënyrë më efektive, është një prej aspekteve më sfiduese të zinxhirit rritës vlerësues në telekomin  ditëve të sotme. Duke zgjedhur Kontrolluesin e Shërbimeve CHARGE-IT nga Volubill për menaxhimin e këtyre ofertave të avancuara, IPKO ka pajisur vetën me një zgjidhje efektive që do t’i mundësojë atyre të vazhdojnë të mbajnë udhëheqjen si novator udhëheqës në fushën telekomunikuese të Kosovës.”

LEXO EDHE:  Taksa dixhitale e Francës merr miratimin e parlamentit

Lajmet e fundit>