Lajmet

IPKO ju uron bajramin me ofertën 1 cent për SMS

Publikuar , 19 Shtator 2009
0
IPKO ju uron bajramin me ofertën 1 cent për SMS

Kompania telekomunikuese IPKO edhe gjatë kësaj feste do të vazhdojë me praktikën e shpërblimit të konsumatorëve të saj përmes risive të këndshme dhe ofrimit të çmimeve më të volitshme për komunikim, e posaçërisht në rastet kur komunikimi mes konsumatorëve të kësaj kompanie është më i shpeshtë dhe më i domosdoshëm.

Gjatë festës së Fitër Bajramit, duke filluar nga data 19 shtator ( e shtunë) në ora 18:00 dhe deri më 21 shtator 2009 (e hënë) në ora 18:00, dërgimi i urimeve, përmes SMS-it, tek familja, shokët dhe të afërmit, konsumatorëve të telefonisë mobile IPKO do ti kushtoj vetëm 1 cent me të tre operatorët, ndërsa dërgimi i SMS ndërkombëtar do t’ju kushtoj vetëm 5 cent.

Përveç lirimit të madh çmimeve të komunikimit gjatë momenteve më të mira të cilat i sjell festa e Fitër Bajramit, kompania telekomunikuese IPKO ka shpërndarë ëmbëlsira tradicionale për qytetarë në kënde të ndryshme të Kosovës, duke qenë e përkushtuar që kujdesi konsumator të jeta forma më e mirë e urimit nga kompania.

LEXO EDHE:  Më 25 Shtator Nintendo lançon lojën e radhës për Android dhe iOS

Lajmet e fundit>