Lajmet

IPKO Premium mund të paguhet edhe për 10 ditë!

Publikuar , 10 Nëntor 2010
0
IPKO Premium mund të paguhet edhe për 10 ditë!

Për ta bërë ambientin familjar edhe më të këndshëm për festën e Bajramit, kompania IPKO e ka prezantuar edhe një mundësi të re të pagesës për pakon e televizionit digjital, atë Premium. Pakoja më e kërkuar e televizionit kabllor digjital IPKO tani mund të blihet edhe për 10 ditë të vetme.

Abonuesit ekzistues të televizionit kabllor digjital IPKO që kanë resiver ose smart-kartelë funksionale mund ta aktivizojnë pakon Premium. Çmimi i pakos Premium është 5€ për dhjetë ditë kalendarike.

Aktivizimi i menjëhershëm i përmbajtjes Premium në televizionin kabllor digjital IPKO mund të bëhet në të gjitha dyqanet e kompanisë IPKO si dhe me një SMS të vetëm, duke dërguar numrin e smart-kartelës në 4444. Oferta zgjat prej datës 10 deri më 20 nëntor 2010, dhe e njëjta vlen vetëm për konsumatorët e telefonisë mobile IPKO.

Së fundmi, IPKO dhe Digitalb kanë siguruar të drejtat për transmetimin e Ligës Angleze, Spanjolle, Seria A, Ligën e Kampionëve, Gjermane, Holandeze, Portugeze, Shqiptare, Copa Del Rey në Spanjë, si dhe shumë ngjarjeve të tjera sportive, si NBA, Moto GP, Wimbledon HD, HBO World Boxing, ATP 1000, Golfing World, kampionatin botëror në Basketboll, Formula 1 për më shumë se tri vjet.

Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO mbetet oferta më atraktive televizive në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit, dhe risive që ajo sjell për shikuesit. /pcworld.al

LEXO EDHE:  WhatsApp sjell funksionin e shumëpritur të sigurisë

Lajmet e fundit>