Lajmet

IPKO: Sa herë fiton Kosova, fitojnë edhe konsumatorët

Publikuar , 23 Korrik 2010
0
IPKO: Sa herë fiton Kosova, fitojnë edhe konsumatorët

Festa e qytetarëve të Kosovës pas GJND-s, do të ketë më shumë kuptim gjatë kësaj fundjave. IPKO i është bashkëngjitur gëzimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke ofruar për të gjithë konsumatorët individual dhe të bizneseve të cilët përdorin telefoninë mobile IPKO, pa kufi SMS falas, me të cilët ata do të dërgojnë mesazhe urimi tek njëri-tjetri.

Për nder të kësaj dite të madhe festive për Kosovën, IPKO do të ofrojë pa kufi SMS falas, për qindra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës që përdorin telefoninë mobile IPKO, dhe të cilët gjatë këtyre ditëve po festojnë për ditët më të mira të shtetit të tyre.

Gjatë ditës së shtunë dhe të diel (24 dhe 25 korrik), të gjithë SMS-të e dërguar gjatë intervalit kohor 06:00 – 18:00, nga telefonia mobile IPKO do të jenë falas. Për më tepër, konsumatorët e IPKO’s mund të dërgojnë SMS falas, drejt të gjithë operatorëve mobil në Kosovë.

Përveç çmimeve të volitshme për komunikim brenda dhe jashtë vendit, IPKO vazhdimisht synon që t’i shkrijë të gjitha pengesat e komunikimit për qytetarët e saj, duke ndërtuar rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit, duke u bërë kështu transmetuesi me shtrirjen dhe stabilitetin më të madh të sinjalit të telefonisë mobile, në çdo zonë të populluar në Kosovë.

IPKO siguron qytetarët e Kosovës, se pas çdo sfide dhe suksesi të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, kompania do të ofrojë më shumë për popullin e Kosovës, duke e bërë çdo festë më të madhe dhe më të gëzuar, për të gjithë.

LEXO EDHE:  Një problem sigurie rrezikon rrjetet 4G dhe 5G

Lajmet e fundit>