Lajmet

IPKO sjellë shërbim të veçantë për adhuruesit e futbollit

Publikuar , 19 Nëntor 2010
0
IPKO sjellë shërbim të veçantë për adhuruesit e futbollit

Adhuruesit e futbollit evropian që përdorin numrat e telefonisë mobile IPKO, tani mund të informohen në kohë reale, për çdo gol, rezultat ose radhitje tabelare që arrin ekipi i tyre i preferuar, përmes shërbimit të ri – SMS Info.

SMS Info është shërbimi më i ri i telefonisë mobile IPKO i cili synon që ta ofrojë çdo përdorues të telefonit mobil më afër me skuadrën e tij të preferuar. Shërbimi mundëson informimin në kohë reale për rezultatet dhe radhitjet e ligave më të mëdha evropiane, në çdo kohë.

Për ta aktivizuar shërbimin, përdoruesit duhet të thërrasin në numrin *601# dhe të zgjedhin ekipin të tyre të preferuar apo ndonjërën prej ligave evropiane të futbollit, dhe më pas t’i pranojnë rezultatet e ekipit ose ligës, me SMS.

Aktivizimi për njoftimet për një ekip të futbollit gjatë tërë kampionatit kushton 50 cent, ndërsa çmimi i abonimit për rezultatet e sotme dhe radhitjen e ekipeve në tabelë, është 10 cent.

Të gjithë konsumatorët e IPKO-së tani mund të festojnë për çdo ndeshje që luan skuadra e tyre e preferuar, pasi që dashuria ndaj skuadrës do të jetë shumë më e drejtpërdrejtë dhe inter-aktive, përmes produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga telefonia mobile.

IPKO në vazhdimësi kujdeset, që të gjithë konsumatorët e saj të përfitojnë nga çmimet e volitshme, kualiteti i shërbimeve dhe produktet inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani.

LEXO EDHE:  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë zgjedh Telekomin e Kosovës

Lajmet e fundit>