Lajmet

IPKO: Testoni pa pagesë shërbimin Pay Per View

Publikuar , 09 Tetor 2009
0
IPKO: Testoni pa pagesë shërbimin Pay Per View

Në bashkëpunim me platformën televizive të DigitAlb, kompania telekomunikuese IPKO ka lansuar shërbimin e fundit të industrisë televizive, Pay Per View përmes kanalit të posaçëm DigiGold, dhe përveç kësaj kabllori është pajisur edhe me kanalin e mirënjohur ndërkombëtar me përmbajtje të pasur dokumentare, Travel Channel.

Të gjithë konsumatorët e kompanisë telekomunikuese IPKO të cilët janë të abonuar në shërbimin e televizionit kabllor digjital të cilin e ofron kompania, tani e kanë kinemanë dhe filmat e fundit të kinemasë botërore në shtëpitë e tyre. Gjatë fazës testuese, shërbimi Pay Per View ofrohet falas për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital të ofruar nga IPKO (pavarësisht pakos që kanë në shfrytëzim).

Shërbimi Pay Per View dhe kanali Travel Channel do të aktivizohen automatikisht, pa pasur nevojë për ta bërë kërkimin manual, për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital nga IPKO

LEXO EDHE:  Eksperienca Sllovake e industrive kreative në Tiranë për të promovuar potencialin inovativ Shqiptar

Lajmet e fundit>