Harduer

IPO e Uber mund të jetë më e madhja ndër vite

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Prill 2019
0
Nëse shkon sipas planeve të Uber, kjo do të ishte IPO më e madhe që nga dalja në bursë e Alibaba në 2014-ën kur ngriti 25 miliardë dollarë. IPO e Uber mund të jetë më e madhja ndër vite

Uber Technologies ka 91 milionë përdorues por rritja e kompanisë ka filluar të ngadalësohet dhe mund të mos dalë kurrë me fitim the kompania ditën e Enjte gjtë aplikimit për të dalë në bursë.

Gjatë 2018-ës kompania humbi 3.03 miliardë dollarë dhe kishte 11.3 miliardë dollarë të ardhura, 42% më shumë sesa 2017.

Rivali më i afërt, Lyft, ka 18.6 milionë përdorues. Kompania nuk zbuloi madhësinë e IPO-së por Reuters raportoi se Uber kërkon të shesë 10 miliardë dollarë aksione çka do ta vlerësonte kompaninë mes 90 deri në 100 miliardë dollarë.

Nëse shkon sipas planeve të Uber, kjo do të ishte IPO më e madhe që nga dalja në bursë e Alibaba në 2014-ën kur ngriti 25 miliardë dollarë.

Disa banka investimi spekulonin se Uber mund të vlejë deri në 120 miliardë dollarë.

Të ardhurat dhe përdoruesit

Ja si përformoi Uber në 2018-ën:

  • Të ardhurat: 11.27 miliardë dollarë krahasuar me 7.93 miliardë dollarë në 2017-ën
  • Fitimi: 997 milionë dollarë por një humbje EBITDA prej 1.85 miliardë dollarë.
  • Përdoruesit: Uber raportoi 91 milionë përdorues aktivë në tre mujorin e katërt të 2018-ës.
  • Udhëtimet: 1.49 miliardë në tre mujorin e fundit të 2018
  • Rezervimet: 11.48 miliardë dolarë në tre mujorin e fundit të 2018

Aksionerët kryesorë

Uber gjatë aplikimit në bursë zbuloi aksionerët kryesorë.

  • SB Cayman 2, i cili zotërohet nga SoftBank Vision Fund, është aksioneri më i madh me 16.3% të aksioneve
  • Benchmark Capital Partners është i dyti me 11% të aksioneve
  • CEO dhe bashkëthemeluesi Travis Kalanick është i treti dhe zotëron 8.6% të aksioneve
  • Expa-1 zotëron 6% të aksioneve.
  • Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite ka 5.3% të aksioneve.
  • Kompania mëmë e Google, Alphabet gjithashtu ka aksione me 5.2%. /PCWorld Albanian
LEXO EDHE:  Çfarë u kërkua më së shumti në Google në 2018-ën?

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>