Harduer

iPod feston 10 vjetorin

Publikuar , 23 Tetor 2011
0
iPod feston 10 vjetorin

 

iPod nuk ishte i pari, nuk ishte më i vogli dhe nuk kishte diskun me kapacitetin më të madh, po ai ka lënë prapa një stil ikonë dhe një ndërfaqe të thjeshtë të përdoruesit që ka udhëhequr marrshin e largimit prej CD’ve.

Kur të shkruhet historia e Apple, iPod (ndoshta më shumë se iMac, OS X dhe iPhone) do të nderohet dhe do të përkujtohet si produkt që ka ndihmuar në rikthimin e dytë të suksesshëm të kompanisë. Me kalimin e viteve lexuesi muzikor ka përjetuar versione të panumërta dhe ridizajne të panumërta, dhe një zgjerim të linjës së produkteve për të përfshirë njësi më të vogla dhe ekrane të ndjeshme në prekje – por për në shumicën e rasteve vlerën e ka rrethi kontrollues i bardhë dhe kufjet e bartha të cilët kanë definuar këtë pajisje. Sigurisht, ajo që tani quhet iPod Classic nuk ka vërejtur një përditësim serioz qysh prej vitit 2007, por megjithatë ai vazhdon të ketë një vend të veçantë në zemra tona. /pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  Tesla rrit distancën që mund të përshkojnë makinat elektrike

Lajmet e fundit>