Lajmet

Irani me softuer për të kontrolluar qasjen në rrjetet shoqërore

Publikuar , 07 Janar 2013
0
Irani me softuer për të kontrolluar qasjen në rrjetet shoqërore

Control mediaQeveria iraniane është duke e zhvilluar “softuerin e inteligjencës” të dizajnuar për t’ju dhënë qytetarëve qasje të kontrolluar dhe të kufizuar tek rrjetet e ndaluara shoqërore, tregon për një medie lokale e policia kombëtare e Iranit.

“Kontrollimi i mençur i rrjeteve shoqërore nuk do të mënjanojë vetëm mangësitë e tyre, por po ashtu do t’iu mundësojë njerëzve që të përfitojnë nga aspektet e tyre të dobishme”,- tha Esmaeil Ahmadi Moghadam, sipas raportit nga 7Sobh të cituar nga AFP.

“Dizajnimi i softuerit inteligjent për të kontrolluar ueb faqet e rrjeteve shoqërore” është duke ardhur. “Kontrollimi i rrjeteve shoqërore është më i mirë se filtrimi i tërësishëm i tyre”,- tha ai.

Qasja në faqet e rrjeteve shoqërore si Facebook dhe Twitter është bllokuar plotësisht nga qeveria e vendit, që ka bërë një betejë të ashpër pasi që e quan përmbajtje “e papërshtatshme” në internet.

Pas bllokimit të qasjes në makinën për kërkim Google dhe YouTube në shtator, qeveria iraniane lëshoi një faqe për shpërndarje të videove për të paraqitur kulturën iraniane. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Apple dhe Google bllokojnë TikTok në Indi

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>