Lajmet

Irani shpalos sistemin e vet të internetit, bllokon Google

Publikuar , 25 Shtator 2012
0
Irani shpalos sistemin e vet të internetit, bllokon Google

Irani ka lidhur agjencitë e tij qeveritare me rrjetin privat të internetit për të përmirësuar sigurinë kibernetike dhe tani do t’i dërgojë qytetarët në platformën online. Ky shtet gjithashtu tha që ka bllokuar sistemin e kërkimit të Google dhe shërbimet për e-mail të Google.

Retures, duke cituar agjencinë e lajmeve Mehr, raportoi gjatë ditës së diel ministrin e Teknologjisë dhe Komunikacionit të Iranit, Ali Hakim-Javadi, i cili ditët e fundit kishte thënë që të gjitha agjencitë dhe zyrat qeveritare janë lidhur me “rrjetin informativ kombëtar”.

Faza e dytë e planit do të jetë për lidhjen e qytetarëve me rrjetin, shtoi Hakim-Javadi. Sistemi shtëpiak i internetit do tëzbatohet tërësisht në marsin e vitit 2013, por nuk ishte e qartë nëse qasja në ueb do të ndërpritej, sapo të hapet ky rrjet.

Në të njëjtën kohë, një zyrtar qeveritar i njohur si Khorambadi tha në televizionin shtetëror që “Google dhe Gmail do të filtrohen përgjatë shtetit deri tek ndonjë njoftim i mëvonshëm” dhe kjo do të ndodhë brenda disa orëve. Ai nuk tha ndonjë hollësi të mëtejshme, raportoi Reuters.

Kontrolli në faqen Raporti për Transparencë të Google nuk tregoi ndonjë shenjë për kufizimin e këtyre dy shërbimeve në Iran.

Në fillim të muajit gusht, qeveria e Iranit tha që ishte duke i vendosur offline shërbimet e veta qeveritare teksa inteligjenca e ndjeshme ishte me dobësi në internetin publik. Ajo tha që do të shpërngulë ministrisë kyçe dhe autoritetet e shtetit në një rrjet kombëtar të inteligjencës të cilin shpresonte ta zhvillonte në një intranet kombëtar.

Qeveria e Iranit ka provuar po ashtu që të bllokojë qasjen në internet për faqet ndërkombëtare të lajmeve dhe rrjeteve shoqërore si Facebook dhe Twitter disa herë gjatë këtij viti, por shumë iranianë përdorin serverë Proxy përgjatë rrjeteve private virtuale (VPN) për të tejkaluar këto pengesa. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Ja pse ora inteligjente që dëshironi të blini duhet të jetë Apple Watch

Tags >

Google
Lajmet e fundit>