Vëzhgim

Iranianët lexonin lajme të cenzoruara nëpërmjet Google Reader

Publikuar , 25 Tetor 2011
0
Iranianët lexonin lajme të cenzoruara nëpërmjet Google Reader

Sipas një postimi në blog, Google Reader ka shërbyer për komunitetin iranian si rrugë për t’i lexuar lajmet e pacenzuruara, të pafiltruara nga kontrolli qeveritar. Dhe tani, kjo mund të përfundojë.

Ashtu siç është shpjeguar nga Amir në Amirhm.com, Google Reader nuk është një domein i ndarë dhe është i gatshëm prapa një URL-je të sigurtë https. Ky themelim e bën atë më të vështirë për qeverinë që drejtpërdrejt ta bllokojë dhe filtrojë lexuesin, madje edhe disa shërbime të tjera shoqërore, duke përfshirë rrjetet Twitter, Facebook, FriendFeed, YouTube, Tumblr, Flickr dhe Picasa, të cilat janë të bllokuara në Iran.

Në Iran, Reader është i gatshëm që të shërbejë si shkarkim i fshehtë shoqëror. Ai madje ka super-përdorues si aktivisti VahidOnline, një përdorues me më shumë se 7500 përcjellës. Këta njerëz e pëlqejnë shkëmbimin dhe shpërndarjen e lajmeve nëpërmjet Reader-it me postime që bëhen borde të diskutimeve online për një rrjet të përdoruesve iranianë.

Disa përdorues janë madje duke shkuar aq larg sa ta akuzojnë Google-in për bashkëpunim me cenzurimet qeveritare iraniane. Kjo nuk duket të jetë çështja – Google është vetëm duke bërë fushatë për shërbimet e veta online për ta promovuar rrjetin Google+. Por kur ju jeni një ndërmarrje aq e madhe sa Google, madje edhe ndryshimet e vogëla si kjo mund të kenë ndikime të mëdha. Në këtë rast, një komunitet ka pak opsione shoqërore të mbetura./pcworldalbanian

Brett Keller ka krijuar një peticion për t’i ruajtur veçoritë shoqërore në Google Reader. Ai tashmë ka më shumë se 4,000 nënshkrime. Kjo nuk do të jetë e mjaftueshme që Google ta merr parasysh kërkesën e tyre. Para të gjithave, e ardhmja shoqërore e Google është e përfunduar me Google+, për të mirë ose për të keq./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

 

Lajmet e fundit>