Irlanda ka rikuperuar plotësisht taksat e papaguara prej 13.1 miliardë eurosh nga Apple plus interesin prej 1.2 miliardë dollarë bëri të ditur ministri Irlandez i Financave.
Komisioni Evropian vendosi në Gusht të 2016-ës se Apple ka përfituar nga një politikë e padrejtë taksative nga Irlanda.
Apple dhe Dublini do të apelojnë vendimin e Komisioni Evropian me arsyetimin se prodhuesi i iPhone nuk ka shkelur asnjë ligj Irlandez e as Evropian.
Ministria e Financave tha se kjo çështje do të ketë prioritet për Dublinin zyrtarë dhe apelimi do të bëhet në gjykatën e dytë më të lartë Evropiane.
Çështja mund të marrë disa vite përpara se ti jepet udhë nga Gjykatat Evropiane. /PCWorld Albanian