Biznes

Ish ekzekutivi i IBM, i bashkohet Apple

Publikuar , 04 Nëntor 2008
0
Ish ekzekutivi i IBM, i bashkohet Apple

Me eksperiencë prej 25 vitesh në produkte dhe teknologji, Papermaster do të udhëheq ekipet e inxhinierëve të Apple, për harduerin e iPod dhe iPhone. Në rolin e tij të ri Papermaster do të raportojë drejtpërsëdrejti tek shefi ekzekutiv, Steve Jobs.

Me shtimin e Papermaster, Apple do të humb ekzekutivët e kohës së plotë. Të ndikuar janë Tony Fadell, zëvendës presidenti me përvojë në divizionin e iPod dhe gruaja e tij Danielle Lambert, zëvendës presidente e Burimeve Njerëzore. Thuhet se që të dytë do të largohen, në mënyrë që të shpenzojnë më shumë kohë me familjet e tyre. pple theksoi se Fadell do të qëndrojë si një këshilltar i z. Jobs. Ndërsa Lambert do të largohet nga kompania në fund të viti 2008, kur edhe do të bëhet përzgjedhja e një pasardhësi.

Të kthehemi tek çështja IBM – Papermaster. IBM ka paditur Papermaster duke tentuar që të bllokojë punësimin e tij tek Apple. IBM pretendon se njohuria e tij mbi “sekretet tregtare të IBM” mund të shkaktojë “dëme të pandreqshme” ndaj kompanisë, nëse ai lejohet të punojë për Apple. Papermaster gjithashtu nënshkroi një marrëveshje jo-garuese në vitin 2006, në të cilën premtoi se nuk do të punojë për konkurrentët edhe për një vit pas përfundimit të punës së tij tek IBM.

LEXO EDHE:  Uber mund ti bashkohet tregut Gjerman të transportit

Lajmet e fundit>