Biznes

Ish presidenti Amerikan e quan Bitcoin mashtrim

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Qershor 2021
Ai shtoi se dëshiron që dollari të jetë monedha që përdor bota. Ish presidenti Amerikan e quan Bitcoin mashtrim

Ish presidenti Amerikan Donald Trump tha për Fox Business se e sheh Bitcoin një mashtrim që ndikon në vlerën e dollarit Amerikan.

“Bitcoin më ngjan me një mashtrim,” tha Trump. “Nuk më pëlqen për të vetmen arsye se është një monedhë tjetër që konkurron me dollarin.”

Ai shtoi se dëshiron që dollari të jetë monedha që përdor bota.

Çmimi i bitcoin ka qenë në rënie që prej fillimit të muajit Maj dhe deri më sot nuk ka rikuperuar ende. Rëniet i atribuohen masave të qeverisë Kineze për të bllokuar transaksionet në kriptomonedha si dhe prodhuesi Amerikan Tesla që tha se nuk do të pranonte bitcoin për blerjen e produkteve të saj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  e-Kosova sjell shërbimet e institucioneve publike në një sportel elektronik