Në Janar të 2021 shumë rrjete social dëbuan ish presidentin Amerikan Donald Trump. Në Shkurt lajmet se ish presidenti mund të lançonte rrjetin e tij social filluan të qarkullonin. Po sa është e vërtetë?
Gjatë kohës së tij në median sociale Trump ishte aktiv dhe shpeshherë kishte shprehur pakënaqësi në lidhje me disa prej tyre. Megjithatë i shërbyen mjaft mirë për të arritur ndjekësit e tij.
Por a është Trump duke menduar lançimin e një platforme të medias sociale? Nëse po kush do ti bashkohej?
Në Shkurt Sky News Australia raportoi se Trump ishte duke elaboruar këtë mundësi. Këshilltari i lartë i ish presidentit kishte thënë se ekziston një shans i lartë që Trump të lançoi një platformë të re.
Po sipas ka mundësi që të jenë diskutuar edhe emra brendesh por nuk dha sugjerime kush mund të jenë. Që kur u dëbua nga platformat e mëdha, Trump nuk ka një platformë ku ai mund të shprehë opinionet e tij. Twitter i ka mbyllur llogarinë përgjithnjë dhe ka qenë një prej rrjeteve sociale më të përdorura prej tij.
Ai është dëbuar nga Facebook, Instagram madje edhe Snapchat. /PCWorld Albanian