Lajmet

Ish- punëtorët e AMD vjedhin dokumente konfidenciale dhe i bashkohen NVIDIA-s

Publikuar , 17 Janar 2013
0
Ish- punëtorët e AMD vjedhin dokumente konfidenciale dhe i bashkohen NVIDIA-s

AMDEdhe pse jemi mësuar që paditë dhe rastet gjyqësore rreth vjedhjeve janë më intensive në tregun e telefonëve dhe tabletëve, as prodhuesit e video kartelave nuk po rrinë rehat.

AMD ka deklaruar se NVIDIA posedon një numri të madh të dokumenteve të tyre konfidenciale.

AMD nuk ka akuzuar direkt kompaninë, por katër punëtorë të tyre, të cilët ishin ish- punëtorë të AMD-së.

Kjo kompani pohon se katër ish -punëtorët e tyre të cilët ishin në pozita të rangut të lartë të personelit deri te inxhinierë të zakonshëm, para kalimit në NVIDIA kanë vjedhur më shumë se 100.000 dokumente sekrete.

Me sa duket, AMD posedon edhe prova ligjore në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa në padi thuhet se të punësuarit janë fajtorë për shkeljen e kontratës ligjore dhe statutit me të cilin mbrohen informacionet konfidenciale.

Gjyqi në Massachusetts tashmë ka urdhëruar që të akuzuarit të përgatiten dhe të dorëzojnë kompjuterët e tyre dhe pajisjet për ruajtje të hapësirës për vlerësim dhe ekspertim ligjor, përderisa NVIDIA nuk do të ketë asnjë dëm direkt nga kjo, përveç një dëmtimi të vogël të imazhit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Windows 7 do të "skadojë" pas 365 ditësh

Tags >

AMDNvidia
Lajmet e fundit>