Biznes

Ish shefi ekzekutiv i PTK-së, Ove Johansen dënohet me dy vjet burg

Publikuar , 09 Korrik 2010
0
Ish shefi ekzekutiv i PTK-së, Ove Johansen dënohet me dy vjet burg

Paneli i përzier në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, e përbërë nga dy gjykatës kosovar dhe dy të ELUEX-it, ka shpallur fajtor Ove Johansen i cili ishte akuzuar se në vitin 2003 sa ka qenë Ushtryes Detyre i Shefit Ekzekutiv të Postës dhe Telekomit të Kosovës, ka nënshkruar kontratë të dëmshme mes PTK-së dhe kompanisë së quajtur Norway Invest.

 Qëllimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë themelimi i një kompanie të re për zhvillimin e programit të telekomunikacionit në PTK. Kjo kompani e re ishte paraparë të quhej “ARTET”.

Në bazë të raportit të Njësisë së Hetimeve Financiare të bëtë në vitin 2009, nuk ka pasur asnjë veprim në lidhje me zhvillimin e programit të telekomunikimit nga kjo kompani, edhe pse PTK për këtë program ka paguar 300.000 euro tek Norway Invest me 1 mars të vitit 2003.

Nga kjo marrëveshje dyshohet se i dyshuari ka përfituar financiarisht. Kështu qe Z. Johansen dyshohet se ka kryer veprat penale “Shpërdorim i Pozitës Zyrtare ose i Autorizimit” ne kundërshtim me nenin 339 te Kodit Penal te Kosovës dhe “Lidhja e Kontratës së Dëmshme” ne kundërshtim me nenin 237 te Kodit Penal te Kosovës, akuza në bazë të cilave edhe është shpallur fajtor sot.

z. Johansen nuk ishte i pranishëm në Kosovë, por Ministria e Drejtësisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës me sukses pati ekstraduar atë nga Mali i Zi në Kosovë, në verën e vitit 2009.
Ove Johansen do të vuaj dënimin me burg vetëm në rast se kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë tri viteve të ardhshme, pasi që deri më tani ai ka kryer më shumë se një vit e gjysmë paraburgim.  Përveç kësaj ai duhet t’i paguajë PTK-së dëmin e shkaktuar në vlerë prej 300.000 euro.

LEXO EDHE:  Zelanda e Re bllokon pajisjet e telekomunikacionit nga Huawei

Prokuroria në seancën e sotme u përfaqësua nga një prokuror i Prokurorisë Speciale (PSRK).

Lajmet e fundit>