Analiza

iSuppli: Apple iPad në total kushton vetëm 299 dollarë

Publikuar , 10 Shkurt 2010
0
iSuppli: Apple iPad në total kushton vetëm 299 dollarë

Njoftimi fillestar se iPad 16GB do të ketë një çmim prej 499 dollarë, i bëri përshtypje shtypit dhe publikut. – menduam se më në fund, Apple është duke krijuar pajisje të holla që mund të merren nga “çdo njeri.” Sa më shumë që shikonim çmimin, specifikat dhe të gjitha kostot shtesë – si 3G dhe konfigurimet më të larta  – ne kuptuam se Apple edhe një herë po na vjedhë, dhe këtë e realizuam falë iSuppli.

iSuppli njoftoi sot se kostot e prodhimit kolektiv dhe komponentet përbërëse të 16GB iPad arrijnë në një total i prej 229.35 dollarë – më pak se gjysma e çmimit të vërtetë të shitjes. Dhe, vetëm versioni 3G arrin në 257.65.

“Në një BOM dhe kosto prodhimi prej 287.15 dollarë dhe një çmim të shitjes me pakicë prej 729 dollarë, versioni 32Gbyte/3G pritet të gjenerojnë fitimin më të lartë prej anëtarëve të linjës iPad, llogaritur në baza të përqindjes,” tha Dr Jagdish Rebello, drejtor i lartë dhe analist kryesor për iSuppli. “Versionet 32Gbyte të iPad kushtojnë vetëm  29.50 dollarë më shumë për tu prodhuar sesa versionet 16Gbyte, por çmimi i tyre me pakicë është 100 dollarë më i lartë. Kjo tregon se Apple beson se mundësitë më të larta në vëllim për iPad, qëndrojnë në linjën e produkteve të linjës së mesme”.

Sigurisht, këto janë çmimet vetëm për harduer dhe kostot e prodhimit, dhe iSuppli na kujton se në të dhënat e tyre nuk përfshihen shpenzimet e tjera të tilla si softueri, honorarët dhe tarifat e licencimit. iSuppli gjithashtu thotë se këto çmime relativisht të ulëta të harduerit dhe  prodhimit mund t’i lejojnë Apple që të ulë çmimin për iPad pa kurrfarë lëndime- gjë që disa ekspertë të industrisë thonë se mund të ndodhë më shpejt sesa që ne mendojmë. Raportet dhe hulumtimet e fundit, të tilla si studimi Retrevo, e kanë bërë të qartë se konsumatorët e kanë humbur interesin në Apple iPad.

LEXO EDHE:  Sa të shqetësuar duhet të jeni për rreziqet shëndetësore të teknologjisë 5G?

Lajmet e fundit>