Analiza

IT çertifikimet që ja vlejnë

Publikuar , 03 Nëntor 2010
0
IT çertifikimet që ja vlejnë

Për ata që nuk janë të informuar, qindra çertifikata të IT-së përdoren për të shitur shërbimet e tyre. Megjithatë, 68 pëqind të drejtuesve të IT-së lidhen me këto etiketa si një prioritet të mesëm ose të lartë duke u bazuar në CompTIA, grupin më të madh neutral të çertifikimeve.

Në këtë udhëzues, ne do të shqyrtojmë se cilat nga këto çertifikime ja vlejnë të hyjnë në listën tonë, e këtu nënkuptohen edhe aftësitë teknike me kualitet të lartë.

Shumica e programeve të çertifikimit nuk kanë nevojë për një diplomë kolegji, kështu që ata mund t’iu ndihmojnë profesionistëve dhe menaxherëve të rrjeteve në avantazh për konkurrim dhe rritje të të ardhurave. Për shembull, CompTIA thotë se bizneset zakonisht paguajnë 10 përqind premium për ata që kanë fituar një nga çertifikatat në nivelin e nevojitur, dhe personat që kanë çertifikime të niveleve edhe më të larta mund të marrin deri 40 përqind bonuse.

Por a ja vlejnë këto kredenciale për kostot ekstra? Megjithëse normat e pagesave ndryshojnë shumë, ata zakonisht shkojnë nga 80 euro për orë e deri 250 euro për orë për konsulentat të cilët zotërojnë njohuri të specializuara.

Këtu do t’i gjeni disa nga çertifikimet në IT më të popullarizuara për ndihmësit dhe profesionistët e rrjeteve. (Për detaje mbi çertifikimet tjera, vizitoni GoCertify.com)

Microsoft (MCSE, MCITP, MCTS)

Pak biznese mund të mbijetojnë pa një ndihmë të përzemërt të pajisjeve me fuqi të lartë të Microsoft, kështu që kompania ka ofruar edhe programe të trajnimeve speciale sa i përket shërbimit të produkteve të tij. Në mesin e çertifikimeve të nivelit të lartë të Microsoft janë Microsoft Certified Systems Engineer (MCSE), Microsoft Certified Technology Specialist (MCTS), dhe relativisht një i nivelit fillestar Microsoft Certified Professional IT (MCITP).

LEXO EDHE:  Facebook vazhdon të rritet

Kërksat për çertifikimin MCSE janë një deri dy vjet përvojë pune në projektim, instalim, konfigurim dhe zgjidhjen e problemeve të sistemeve të rrjetit, dhe një notë në testin që duhet të kalohet me një çmim rreth 625 euro.

MCITP kërkon dy vjet si një profesionist i IT-së, dhe kalimin e një deri pesë provimeve me një çmim rreth 110 euro për secilën.

Akreditimi MCTS kërkon dy vjet përvojë në zgjidhjen e problemeve specifike në teknologji.

CompTIA (A+, Network+, Security+, Linux+)

Pa qëllim fitimi, Computing Technology Industry Association (CompTIA) ofron çertifikime të popullarizuara  si opsione shumë të mira nëse jeni dukë kërkuar një konsulent i cili ka një përzierje të përvojave përtej një marke të vetme. Ndër opsionet e këtyre çertifikimeve, një A+ kërkon 400 orë përvojë në praktikë.

Një hap në kompleksitet, provimi rreth 200 euro i Network+ shpërblen kaluesit e testit me të paktën 720 deri 900 pikë me çertifikatën. Testi 90 minutësh Security+ ka një rezultat minimal prej 750 pikë për të kaluar, ndërsa testi Linux+ poashtu ka kërkesa të ngjashme. Njerëzit të roleve të ndryshme të IT-së në përgjithësi kanë fituar me këto çertifikime një pagë vjetore prej 40 000 deri 80 000 dollarë. Pas janarit, këto çertifikime do të zgjasin për tre vjet më shumë.

Cisco (CCNP, CCNA, CCIE)

Ndër çertifikimet më të njohura të industrisë, Cisco Certified Network Associate (CCNA) mbulon një instalim dhe menaxhim të rrjeteve me madhësi mesatare. Ajo kërkon një notë kaluese në një provim prej 250 euro dhe çertifikimi zgjat për tre vjet. Akreditimi në CCNA është një parakusht për hyrjen në sistemin e nivelit të mesëm të Cisco siç është Cisco Cetrified Network Professional (CCNP) që kërkon kalimin e tre provimeve 2-orëshe dhe kushton rreth 500 euro. Në fund dhe si sistem i nivelit më të lartë, çertifikimi në Cisco Certified Internetwork Expert (CCIE) është parë si standardi më i lartë në punën specifike të Cisco.

LEXO EDHE:  Facebook rrezikon një gjobë prej 3 miliardë dollarësh

Apple (ACSP, ACTC)

Një profesionist me aftësi për Microsoft mund të mos dijë si të menaxhoj Mac-ët. Për kompanitë dhe dyqanet që mbështeten në produktet e Apple, ose përdorin një përzierje të sistemeve operative të ndryshme, Apple Certified Support Professional (ACSP) dhe Apple Certified Techical Coordinator (ACTC) mbulojnë aftësitë themelore nëse personat e kualifikuar dëshmojnë për njohuritë e mbledhura në teste që kushtojnë 200 – 400 euro respektivisht. Për mbështetjen në rrjete, shikoni Apple Certified System Administrator (ACSA), çertifikim që përfshin katër provime me një total prej 500-600 euro. Për inxhinierët e Mac, aftësitë e forta në Unix janë një plus.

International Information Systems Security Certification Consortium (CISSP)

Nëse kompania juaj merret me të dhëna të rëndësishme të pronës dhe ka një nevojë të thellë të sigurisë, Certified Information Systems Security Professional (CISSP) është i njohur të jetë rigoroz. Njerëzit të cilët kualifikohen për këtë çertifikim duhet të kenë punuar të paktën pesë vjet në fusha të tilla siç janë arkitektura e sigurisë dhe dizajnit, dhe pastaj të kalojnë provimin që kushton rreth 500 euro dhe të paguajnë një pagesë vjetore për përtëritje.

Për cilën keni nevojë?

Nëse 90 përqind e mjeteve teknologjike që përdor zyra juaj vijnë nga një shitës i vetëm, në këtë rast nevoja për një profesionist me çertifikim të vërtetuar nga ajo markë është e theksuar. Por pasi që shumë nga kompanitë përdorin teknologji nga një grup i shitësve, ky skenar është duke u bërë më pak i zakonshëm.

“Një nga sfidat e njerëzve që nguten është rrethi i gishtit tregues,” thotë Barry Cousins, analist i lartë i Info-Tech Research Group. “A ishte printeri HP apo drajverat në ata makinë të Apple?”

LEXO EDHE:  Ja sesi Huawei ishte përpjekur të shitej tek Motorola për 7.5 miliardë dollarë

Në çështje më të ndërlikuara, programet e çertifikimeve për kompanitë dhe markat e mëdha botërore janë drejtuar shpesh nga krahu i marketingut të kompanisë.

“Gabimi klasik që shumica e njerëzve e bëjnë është se ata janë duke kërkuar dikë për të zgjidhur problemin,” thotë Michael Schrage, një ndihmës dhe hulumtues në MIT Sloan Center for Digital Business. “Ju jeni në kërkim për të menaxhuar një marrëdhënie kohë pas kohë. Koha më e mirë për ta bërë këtë është kur ju nuk keni probleme.”/pcworld.al

Lajmet e fundit>