Biznes

IT bizneset në Shqipëri përfitojnë 30 milion euro kredi

Publikuar , 19 Nëntor 2010
0
IT bizneset në Shqipëri përfitojnë 30 milion euro kredi

“Çdo vend që ka dashur të zhvillohet me shpejtësi, që ka dashur zhvillimin e vendit të vet, ka gjetur mënyra të ndryshme për ta bërë këtë me sukses. Sot Shqipëria kërkon me shpejtësi të përqafojë pasivisht Teknologjitë e Informacionit e të Komunikimit (TIK) në mënyrë që të ecë përpara me hapa të shpejtë, të ngushtojë hendekun dhe të arrijë vendet më të zhvilluara, si ato të BE-së” u shpreh sot para medieve Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit në Shqipëri, Genc Pollo.

“Qeveria ka luajtur dhe po luan në këtë fushë rolin e saj të pazëvendësueshëm. Buxheti i këtij viti për projektet e TIK-ut është sërish më i madh se buxheti i vitit të shkuar. Shqipëria ishte vendi i dytë në rajonin Evropë-Amerikë e Veriut, që mori çmimin nga OKB-ja për shërbim publik të prokurorimit elektronik, pas Gjermanisë. Por kjo nuk mund të arrihet pa partneritetin me sektorin e biznesit në këtë fushë dhe pa partneritetin me universitetet” u shpreh ai.

Programi i kredisë prej 30 milion euro ka filluar së implementuar qysh nga muaji janar i vitit 2009, dhe është financuar nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Italisë, dhe në të janë të përfshira tre komponente të rëndësishme:

  • 25 milion euro është fondi i Linjës së Kredisë në favor të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
  • 2.5 milion euro është fondi për krijimin e Fondit të Garancisë, i cili mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për marrjen e kredive
  • 1.7 milion euro donacion për Asistencë teknike për realizimin e programit.
LEXO EDHE:  Kriptomonedhat, Tajlanda licencon katër bursa

Lajmet e fundit>