Blog

Itali, aktivizohet antena e parë 5G në qytetin e Manterës

Mar 8 2018
0 Shpërndarje
Investimi për implementimin e 5G-së do të arrijë një vlerë prej 60 milion eurosh në katër vitet e ardhshme. Itali, aktivizohet antena e parë 5G në qytetin e Manterës

Telecom Italia (TIM), Fastweb dhe Huawei aktivizuan antenën e parë 5G në qytetin e Manterës që i përket provincës së Basilicatës duke përdorur bandat 3.7-3.8 Ghz.

Implementimi është realizuar nën projektin BariMantera 5G i cili synon të furnizojë me teknologjinë më të fundit të rrjeteve qytetet e Bari dhe Manterës deri në fund të 2018-ës.

Gjatë testimeve laboratorike në Janar, sistemi 5G arriti të transmetonte deri në 3Gbps në shkarkim.

Investimi për implementimin e 5G-së do të arrijë një vlerë prej 60 milion eurosh në katër vitet e ardhshme.

Tim-Fastweb-Huawei i është bashkuar Ministria Italiane e Zhvillimit e cila ka dhënë leje edhe për operatorët e tjerë që duan të testojnë sistemet 5G, veçanërisht Vodafone në Milano dhe Open Fiber e Wind-Tre në Prato dhe L’Auqila. /PCWorld Albanian

Tags >

5GItali
Lajmet e fundit>