Autoritetet financiare Amerikane kanë gjobitur Amazon me 1.13 miliardë euro për abuzime me pozitat dominuese, gjoba e dytë e vendosur ndaj kompanisë.
Amazon ka pozita dominues absolute në Itali dhe e ka përdorur këtë influencë për të promovuar shërbimvet e veta të logjistikës thoshte në deklaratën e autoritetit.
Sipas AGCM, kompanitë duhej të përdornin shërbimin Fulfillment by Amazon (FBA) për të aksesuar përfitimet që sjell shërbimi Prime që nga ana tjetër lejon ato të marrin pjesë në evenimente si E Premtja e Zetë.
Autoritetet tha se aksesi në këto funksione janë jetike dhe që kompanitë nuk i përfitonin pa qenë pjesë e FBA. AGCM justifikoi gjobën e rëndë me veprimet e kompanisë që i konsideron serioze në shtrirje kohore dhe efektet e shkaktuara prej saj.
Muajin e kaluar Amazon dhe Apple u gjobitën me 228 milionë dollarë në Itali për kufizimin e shitjeve të kufjeve Beats vetëm në disa distributorë të përzgjedhur.
Amazon po ashtu u gjobit nga Bashkimi Evropian me 888 milionë dollarë për shkeljen e ligjeve të privatësisë GDPR. /PCWorld Albanian