Autoriteti Italian i Konkurrencës gjobiti me 228 milionë euro katër operatorë celularë në Itali sepse ofronin në treg paketa 28-ditore.
Operatorët u akuzuan për shkelje të rregullave të konkurrencës pasi ofruan këto paketa në treg në 2017-ën duke rezultuar që përgjatë një vit kalendarik të paguanin 13 paketa dhe jo 12.
Telecom Italia u gjobit me 114 milionë euro, Vodafone me 60 milionë euro, Wind Tre me 39 milionë euro dhe Fastweb me 14 milionë euro.
Në Mars të 2018-ës autoritetet morën masa për rikthimin e paketave 30 ditore.
Kujtojmë se edhe në Shqipëri një praktikë e tillë ndalua nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) duke rikthyer në treg paketat 30 ditore por që operatorët celularë Vodafone Albania, Telekom Albania dhe ALBtelecom i shpëtuan gjobave.
Tre operatorët bënë ndryshimin e periudhës së përdorimit nga 30 në 28 ditë në Prill të 2016-ës për ti rikthyer në 30 ditore në Qershor të 2018-ës nën presionin e autoriteteve. /PCWorld Albanian