Vëzhgim

Italia shpall fajtor tre ekzekutiv të Google

Publikuar , 24 Shkurt 2010
0
Italia shpall fajtor tre ekzekutiv të Google

Avokati Global për Privatësi i Peter Fleischer, zëvendës presidenti i lartë dhe shefi n ligjor për avokaturë David Drummond, si dhe CFO i pensionuar Geroge Reyes, janë ekzekutivët e Google që janë dënuar për shkelje privatësie për shkak të dështimit për të larguar një video interneti që shfaqte disa tinejxherë duke rrahur dhe ngacmuar një fëmijë që vuan nga autizmi.

Rasti në fjalë paraqet edhe përndjekjen e parë penale të këtij lloji dhe është shikuar me vëmendje të madhe nga komuniteti ligjor botëror për precedentin potencial që mund të shkaktojë për operatorë të internetit dhe kompani të medieve sociale që shpërndajnë përmbajtje të krijuar nga përdoruesit.

Ekzekutivët janë dënuar në mungesë, me gjashtë muaj pezullim të shpalljes së vendimit.

Google ka karakterizuar vendimin si të “habitshëm” dhe ka bërë të ditur se do të bëjë apel për këtë vendim. “Për të qenë të qartë, asnjë prej të akuzuarve të Google nuk kanë të bëjnë me këtë video” shkroi zëvendës presidenti i Google dhe zëvendës avokati i përgjithshëm Matt Sucherman, për rajonin EMEA, në një deklaratë. “Asnjëri nuk e ka gjiruar, ngarkuar apo rishikuar atë video. Asnjëri prej tyre nuk i njohin njerëzit e përfshirë në video e as që kanë qenë në dijeni për ekzistimin e videos deri në momentin kur është larguar”.

Në SHBA, Communications Decency Act i vitit 1996 në përgjithësi mbron ofruesit e shërbimeve të internetit dhe operatorët e shërbimeve, që të ndiqen penalisht në këso raste: megjithatë, statuse të ngjashme ekzistojnë edhe në Evropë.

Google ka karakterizuar gjykimin dhe rezultatin, si një kërcënim ndaj lirisë ndërkombëtare sepse mund të detyrojë që ofruesit e shërbimeve që të shikojnë paraprakisht të gjitha përmbajtjet për shkelje ligjore para se ti ofrojnë ato para publikut, gjë që si rezultat ka një perde të madhe të cenzurës mbi atë që në masë të madhe është etiketuar si medie e demokratizuar.

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

Lajmet e fundit>