Lajmet

ITTF 2010, gati për vizitorë

Publikuar , 26 Maj 2010
0
ITTF 2010, gati për vizitorë

Nën patronatin e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit dhe mbështetjen e STIKK, si dhe nën organizimin e CEO-Congress & Event Organization, nesër do të nisë maratona tre ditore për ekspozimin e të rejave më të fundit nga fusha e Teknologjisë Informative.

Hapja solemne do të bëhet në ora dhjetë (27 maj) dhe në hapje pritet të marrin Personalitete të larta shtetërore të Kosovës, Ambasadorë dhe përfaqësues të huaj të akredituar në Kosovë, delegacione të shumta dhe përfaqësues nga asociacionet e Mjekësisë dhe IT-së nga Kosova dhe rajoni, etj.

Në kuadër të këtij panairi, siç ju patëm njoftuar, përveç numrit të madh të kompanive do të ketë edhe shumë prezantime shkencore nga fusha e Teknologjisë Informative, të cilat do të mbahen gjatë tre ditëve sa do të zgjasë eventi.

Mos harroni të vizitoni stendën e PC World Albanian, ku do të mund të keni rastin që t’i blini numrat e revistës të cilët nuk i keni (me një çmim special), e natyrisht disa befasi të ëmbla nuk do të mungojnë, dhe padyshim që do t’ju pëlqejnë.

Vizitojeni panairin ITTF, i cili do të fillojë pra siç u tha më lartë nga data 27 maj dhe do të zgjasë deri më 29 maj.

LEXO EDHE:  Studimi tregon se Apple Watch mund të identifikojë sëmundjet e zemrës

Lajmet e fundit>