Harduer

Ja çfarë ju duhet për të shijuar çdo moment të kampionateve sportive nga rehatia e shtëpisë tuaj

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Nëntor 2022
Quantum Matrix Technology Pro sjell një reduktim masiv të cilësisë së keqe në figurë, falë dritave të vogla inovative LED Quantum Mini që kontrollojnë dritën për të përmirësuar performancën e ngjyrës së zezë të thellë. Ja çfarë ju duhet për të shijuar çdo moment të kampionateve sportive nga rehatia e shtëpisë tuaj

Televizori është padyshim pajisja kryesore e çdo salloni të një shtëpie moderne, veçanërisht në kohën e kampionateve të mëdha sportive. Dhe teksa pak ditë na ndajnë nga një prej kampionateve më të rëndësishëm, është koha të zgjedhim televizorin e duhur në mënyrë që të shijojmë çdo momentet. Sugjerimi më i mire janë modelet e reja të televizorëve Samsung Neo QLED 8K që vijnë me cilësi superiore të figurës dhe tingullit.

Mos humbisni asnjë detaj të ndeshjes

Modelet e fundit të televizorëve Neo QLED zbulojnë detaje të fshehura dhe kontrast të ngjyrave në mënyrë që cilësia e tyre të mbetet perfekte dhe ju mos të humbisni asnjë detaj të ndeshjeve sportive. Procesori më i fundit, Neural Quantum 8K, ka 20 rrjete të pavarura të inteligjencës artificiale, ku secili prej tyre analizon karakteristikat e përmbajtjes dhe cilësinë e figurës.

Quantum Matrix Technology Pro sjell një reduktim masiv të cilësisë së keqe në figurë, falë dritave të vogla inovative LED Quantum Mini që kontrollojnë dritën për të përmirësuar performancën e ngjyrës së zezë të thellë. Gjithashtu, teknologjia Quantum HDR 64x kap detajet më të vogla në zona si të ndriçuara ashtu edhe të errëta për të shfaqur cilësi të vërtetë figure HDR 10+ duke ju siguruar kështu shikimin ideal të përmbajtjes sportive gjatë gjithë ditës, pavarësisht nga niveli i dritës në mjedis.  Përveç kësaj, modelet e reja Neo QLED janë zbukuruar me një miliard hije precize dhe vëllim 100% të ngjyrave.

Shijoni tingujt e festës

Ndeshjet e futbollit janë gjithmonë të mbushura me adrenalinë, brohoritje dhe tifozeri. Ndaj, televizorët Neo QLED ofrojnë tinguj të fuqishëm që dhurojnë një eksperiencë gjithëpërfshirëse, të ngjashme me ndjesinë e të qënurit në tribunë. Inteligjenca artificiale e procesorit Neural Quantum 8K analizon atë që është në ekran në kohë reale, në mënyrë që veçoritë Adaptive Sound të mund të gjurmojnë dhe lëvizin ndërmjet altoparlantëve për t’u përshtatur saktësisht me lëvizjen në ekran. Tingulli i televizorit Neo QLED me soundbarin orkestrohen në haromoni perfekte nëpërmjet Q-Symphony duke e kthyer shtëpinë në një stadium.

LEXO EDHE:  NASA shtyn përsëri lëshimin e teleskopit që do të zëvendësojë Hubble

Për më tepër, me ndihmën e optimizimit automatik të tingujve, që përshtaten në hapësirë, ju mund të dëgjoni tingujt në mënyrë të përsosur edhe kur dikush në shtëpi po pastron me fshesë me korrent, ose kur jashtë ka zhurmë. Teknologjia e zërit SpaceFit analizon mjedisin e dhomës për të rregulluar automatikisht tingullin e televizorit – ju thjesht ndizeni dhe lëreni atë të bëjë pjesën tjetër për ju.

Përveç kësaj, teknologjia Object Tracking Sound Pro (OTS Pro) siguron që tingulli të ndjekë veprimin, që do të thotë që ju mund të dëgjoni tingullin aty ku zhvillohet veprimi.

‘Stërvituni’ me duele virtuale

Pas një ndeshje emocionuese, ju lind dëshira për të luajtur dhe vetë një ndeshje virtuale futbolli në televizorin tuaj Neo QLED. Nëse nuk e keni provuar ende magjinë e botës virtuale, modelet e reja Samsung Neo QLED vijnë me një sërë veçorish të dedikuara. Super Ultrawide GameView ofron një pamje të gjerë duke përfshirë raportet e pamjes si monitorët e lojrave 21:9 dhe 32:9 dhe me Game Bar-i i përmirësuar kontrollon në çast përmirësimet e lojërave dhe statistikat në kohë reale.

Samsung ka oferta promocionale përgjatë këtij muaji dhe kjo është një arsye më shumë për të zgjedhur një nga modelet Neo QLED. Nëse blen një televizor Neo QLED me ekran 75″ ose më të madh, përfiton dhuratën e mahnitshme The Freestyle. Promocioni zgjat nga data 11.11 deri më 11.12.2022 ose deri në përfundimin e stokut të dhuratave.

/PCWorld Albanian

Tags >

samsung