Lajmet

Ja cila mund të jetë logoja e ardhshme e Yahoo!

Publikuar , 28 Gusht 2013
0
Ja cila mund të jetë logoja e ardhshme e Yahoo!

yahoo22Në fillim të këtij muaji Yahoo njoftoi se më 5 shtator do të prezantonte logon e re të kompanisë.

Për të marrë sa më shumë sugjerime u drejtua tek faqja e populluar e dizajnit 99designs (http://99designs.com/) ku përdorues të shumtë kanë qenë të lirë të paraqesin dizajne të ndryshme për Yahoo!.

99design vendosi të shpallte një konkurs me logot e prezantuara deri tani dhe logoja që shihni në imazh sapo është shpallur si fituese, logo e krijuar nga GREYdesigns. Në linkun në vazhdim mund të shihni edhe 30 logot e tjera më të votuara.

Yahoo vazhdon të paraqesë çdo ditë nga një logo të re në faqen e vet derisa të zbulojë zyrtarisht logon përfundimtare.

LEXO EDHE:  Operatorët celularë Britanikë injorojnë paralajmërimet rreth Huawei

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>