Stil të ri, një turne me koncerte dhe një bashkëshort mjaft karizmatik: e kush nuk do të kërkonte për të në Bing gjatë vitit 2013? Ishte pikërisht Beyonce ajo që kryesoi listën e kërkimeve në motorin e kërkimit të Microsoft-it gjatë vitit që po lemë pas.
Kim Kardashian, e cila ishte në vend të parë vitin e kaluar, këtë vit është renditur e dyta. Një pjesë tjetër e personazheve të famshëm kanë qenë prezentë edhe një vit më parë, ndërsa pjesa tjetër kanë dalë nga Top 10.
Kur afrohet fundi i vitit, motorët më të mëdhenj të kërkimit publikojnë listën e termave që janë kërkuar më shpesh në to. Pritet që shumë shpejt edhe Google të publikojë listën e vet, ndërkohë që Google Trends Page rendit Miley Cyrus si kryesuesen e muajit tetor.
Më poshtë paraqitet tabela e Top 10 kërkimeve në Bing gjatë vitit 2013 dhe 2012.
Ndërkohë, Microsoft-i i ka ndarë termat më të kërkuar edhe në bazë të fushave:
Atletët: Tim Tebow, Lindsey Vonn, Tiger Woods
Këngët: Macklemore & Ryan Lewis “Thrift Shop,” Robin Thicke “Blurred Lines,” Rihanna “Stay”
Elektroniket për zbavitje: Microsoft’s Xbox (surprizë?), iPhone, Android
Aplikacionet: Candy Crush, Angry Birds, Bad Piggies
Filmat: Iron Man 3, Fast and Furious 6, Despicable Me 2
Serialet televizive: Big Bang Theory, American Idol, The Walking Dead
Lajmet/Ndodhitë: lindja e bebes mbretërore, bomba në Boston Marathon, rrëmbimi nga Ariel Castro. (PCWorld Albanian)