Lajmet

Ja cilat janë funksionalitetet shtesë më të dobishme për Firefox

Publikuar , 12 Gusht 2013
0
Ja cilat janë funksionalitetet shtesë më të dobishme për Firefox

Në ueb janë të disponueshme me mijëra funksionalitete shtesë për shfletuesit përfshirë këtu edhe Firefox, por jo të gjithë kanë të njëjtën vlerë, prandaj kemi menduar që të listojmë disa prej funksionaliteteve më popullore dhe më të dobishme për Mozilla Firefox.

Ghostery është një funksionalitet shtesë që ndihmon përdoruesit të mbrojnë privatësinë e tyre. Me instalimin e tij përdoruesi fiton kontroll mbi të gjithë gjurmuesit e rrjeteve sociale, mund të bllokojë skripte të kompanive që nuk iu beson, foto ose iframe (mundëson përfshirjen e dokumenteve brenda një dokumenti HTML).

Ghostery

Funksionaliteti Adblock Plus bllokon të gjitha reklamat e mërzitshme në faqet e ndryshme ueb dhe uebfaqet që përmbajnë maluere.

[youtube id=”oNvb2SjVjjI”]

Video Download Helper është një prej funksionaliteteve më të dobishme që lejon përdoruesit të shkarkojë video nga më tepër se 1000 uebfaqe duke përfshirë këtu YouTube dhe DailyMotion. Nëpërmjet tij përdoruesit mund të konvertojnë videot para se t’i shkarkojnë.

Video DownloadHelper

Me Awesome Screen Shot përdoruesit munden të fotografojnë gjithë ekranin ose një pjesë të tij dhe përveç kësaj munden të shtojnë shënime mbi foto.

Awesome Screen shot

Flagfox është një funksionalitet shtesë që lejon përdoruesin të shohë vendndodhjen e ueb serverit të uebfaqes që ka hapur në një moment të caktuar. P.sh në qoftë se aksesoni Google.com atëherë në fund të fushës së adresës do të shfaqet ikona e flamurit amerikan.

Flagfox

iMacro është një prej funksionaliteteve më të dobishme pasi mund të kursejë shumë kohë për përdoruesit. Ky funksionalitet regjistron veprimet kryesore të përdoruesit (sidomos ato që përsëriten) në një uebfaqe të caktuar. Në këtë mënyrë kur hapni një uebfaqe nuk është e nevojshme që të shkruani përsëri informacionet që plotësojnë format në ueb si p.sh fjalëkalimet. Me instalimin e iMacro gjithçka kryhet automatikisht.

LEXO EDHE:  Franca thirrje Bashkimit Evropian për rregullimin e kriptomonedhave

iMacro

FastestFox përshpejton eksperiencën e përdoruesve në Firefox. Mjafton të markoni një fjalë në një faqe ueb dhe menjëherë do të aksesoni disa informacione të rëndësishme në lidhje me të nga Google Search apo Wikipedia Search.

FastestFox

Edhe Xmarks Sync është me të vërtetë shumë i dobishëm pasi mundëson sinkronizimin e faqeve të preferuara të përdoruesve (bookmarks) dhe hapjen e tyre në shfletues apo pajisje të ndryshme. (PCWorld Albanian)

Xmarks Sync

Lajmet e fundit>