Harduer

Ja cilin iPhone ka vendosur Apple ta rishesë

Publikuar , 20 Janar 2019
0
Nuk dihet pse kompania ka vendosur ta rishesë. Pak javë më parë Apple alarmoi investitorë për shitjet e dobëta të iPhone XS, XS Max dhe XR. Ja cilin iPhone ka vendosur Apple ta rishesë

Apple në heshtje të plotë ka vendosur të rishesë iPhone SE. Do të kushtojë 249 dollarë për modelin 32GB dhe 299 dollarë për modelin 128GB.

Më përpara këto modele shiteshin 349 dollarë dhe 449 dollarë respektivisht. Telefonët që do të shiten nuk janë të përdorur.

Me këtë telefon përdoruesit marrin një procesor Apple A9 dhe kamër të pasme 12-megapiksel. Plus versionin e fundit të iOS çka mund të joshë përdoruesit ende të blejnë një telefon të tillë.

Nuk dihet pse kompania ka vendosur ta rishesë. Pak javë më parë Apple alarmoi investitorë për shitjet e dobëta të iPhone XS, XS Max dhe XR.

Me iPhone SE mbase kompania po pëpiqet të zvogëlojë dëmin financiar nga një 2018 e paparashikueshme për iPhone. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple përfundon në gjykatë për komisionet që mban gjatë blerjes së aplikacioneve

Lajmet e fundit>