Lajmet

Ja data e debutimit të Samsung Galaxy Note 10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Qershor 2019
0
Është ky model telefoni i cili ka udhëhequr rrugën drejt smartfonëve me ekrane të mëdha dhe mbetet interesante të shohim sesi do të evoluojë përballë një konkurrence dita ditës në rritje. Ja data e debutimit të Samsung Galaxy Note 10

Ndërsa jemi ende në pritje të ndonjë lajmi për telefonin me palosje të Samsung Galaxy Fold i cili u tërhoq nga tregu në Prill, Samsung nuk ka për tu tërhequr nga aktiviteti i madh i prezantimit të Galaxy Note të ri.

Sipas CNET, kompania do të mbajë aktivitetin tashmë tradicional Unpacked më 7 Gusht në Qendrën Barclays në Broklin.

Së bashku me pajisjet 5G dhe Galaxy Fold, telefoni që presim të shohim si Galaxy Note 10 duhet të ndihmojë Samsung të forcojë pozitat e tij të lidershipit në segmentin e telefonëve premium.

Është ky model telefoni i cili ka udhëhequr rrugën drejt smartfonëve me ekrane të mëdha dhe mbetet interesante të shohim sesi do të evoluojë përballë një konkurrence dita ditës në rritje.

Galaxy Note 9 i lançuar vitin e kaluar ishte i mrekullueshëm por nuk themi dot të njëjtën për versionin e Androidit me të cilin erdhi. Shpresojmë që problemet e softuerit të adresohen kësaj here së bashku me mbështetjen për asistentit IA të tjerë përveç Bixby. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google paralajmëron ardhjen e modeleve buxhetore të Pixel 3 dhe 3 XL

Lajmet e fundit>