Harduer

Ja detajet e linjës së re të procesorëve Intel Core i9

Publikuar , 24 Maj 2017
0
AnandTech publikoi detajet e procesorëve të rinj të familjes Core i9 dhe fillojnë nga 6 bërthama deri në 12 bërthama. Ja detajet e linjës së re të procesorëve Intel Core i9

Javën e kaluar u raportuar se Intel do të sillte në treg një procesor 12 bërthamësh si pjesë e familjes së re të procesorë Core i9. Por a ka ndonjë njeri që me të vërtetë ka nevojë për 12 bërthama në desktopin e tij?

Ose, kush do të paguante për 12 bërthama të cilat mund të mos i përdorur kurrë të gjitha?

AnandTech publikoi detajet e procesorëve të rinj të familjes Core i9 dhe fillojnë nga 6 bërthama deri në 12 bërthama.

Quajtur Core i9-7800X, Core i9-7820X, Core i9-7900X dhe Core i9-7920X, ato janë procesorët më të fuqishëm që ofron Intel. Siç mund të shikoni nga grafiku i paraqitur modeli bazë ka gjashtë bërthama dhe 12 procese ndërsa më i miri ka 12 bërthama dhe 24 procese.

Dy të tjerët kanë 8 dhe 10 bërthama me nga 16 dhe 20 procese. E thënë ndryshe kemi të bëjmë me procesorë të cilët u dedikohen kompjuterave të punës dhe lojtarëve të çmendur që kanë buxhete të çmendura.

Gjithashtu ky është reagimi i parë i Intel ndaj procesorë të rinj të AMD, Ryzen. Por sa do të kushtojnë? Për të patur një ide të kostos mjaton të vendosim në perspektivë çmimet e Core i7. Aktualisht modeli 10 bërthamësh Core i7-6590X ka një çmim prej 1,650 dollarësh dhe këto janë goxha para.

Prisni që edhe modelet me 10 dhe 12 bërthama të kushtojnë po kaq shumë e në mos më shumë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei konsolidon pozitat si prodhuesi i dytë më i madh në botë pas Samsung

Lajmet e fundit>