Harduer

Ja detajet që zbulon një foto e tre modeleve të Galaxy S10

Publikuar , 21 Janar 2019
0
Këto modele do të konfrontohen me iPhone XS, XS Max dhe XR. Telefonët e paraqitur në foto fillojnë nga S10E në të majtë, S10 në mes dhe S10+ në të djatht Ja detajet që zbulon një foto e tre modeleve të Galaxy S10

Gjatë fundjavës insajderi i njohur i industrisë mobile Evan Blass publikoi foto të mbarë linjës së ardhshme Galaxy S10.

Këto modele do të konfrontohen me iPhone XS, XS Max dhe XR. Telefonët e paraqitur në foto fillojnë nga S10E në të majtë, S10 në mes dhe S10+ në të djathtë.

Të gjithë kanë ekrane Infinity-O ku kamera frontale është e vendosur nën ekran. Galaxy S10 ka ekran 6.1-inç edhe është model i rangut të mesëm.

Ai tejkalon ekranin 5.8-inç të modelit bazë S10E ndërsa Galaxy S10+ do të ketë ekran 6.4-inç.

Edhe pse Samsung nuk do të ketë teknologjinë e njohjes së fytyrës, raportohet se Galaxy S10 vjen me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Së fundi Galaxy S10X do të jetë varianti 5G i cili vjen me ekran 6.7-inç por që në këtë foto nuk është paraqitur.

Ai do të dalë në shitje më vonë se tre modelet e lartpërmendura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10E është përgjigja e Samsung ndaj iPhone XR

Lajmet e fundit>