Analiza

Ja disa prej fotove të realizuara me aparatin e parë fotografik për konsumatorin

Publikuar , 03 Tetor 2013
0
Ja disa prej fotove të realizuara me aparatin e parë fotografik për konsumatorin

ku-bigpic Kodak mund të jetë një kompani “drejt vdekjes” siç e quajnë disa, por 120 vite më parë ishte i pari që iu ofroi konsumatorëve një mundësi për të provuar një kamera.

E prezantuar në vitin 1888 Kodak No.1 ishte kamera e parë që u tregtua për konsumatorët mesatarë. Fal Muzeut Kombëtar të Medias, mund të shohim se çfarë imazhi përfshinin fotografitë.

Përpara se Kodak të dilte në treg, fotografitë ishin privilegji i profesionistëve, që operonin me kamerat gjigante dhe me një kosto të lartë.

Ndërsa No.1 kushtonte vetëm 25 $ afërsisht 600 $ për të ardhurat e sotme. Ishte një aparat fotografik për njerëzit. Si pajisje ishte e thjeshtë: një kuti e vogël kafe me lente, që përdoruesit mjaftonin ta drejtonin tek subjekti i tyre dhe pastaj të bënin tre gjëra: gati filmin, hapnin kanatin dhe të shtypnin butonin që kapte imazhin fotografik.

Më pas gjërat u bënë vërtet interesante. Ishte periudha e zhvillimeve laboratorike, prandaj No.1 mund të bënte deri në 100 foto. Kur mbaroje së bëri fotografitë, e dërgoje pajisjen tek fabrika e Kodak dhe ata do të prodhonin imazhin rreth 2.5 inç.

Bashkë me imazhet Kodak do të kthente aparatin bashkë me 100 mundësi për foto të tjera. Themeluesi i Kodak, Georgo Eastman, i dha mundësi kujtdo të realizonte imazhe.

Edhe pse për ne,në ditët e sotme këto duken si foto aspak të bukura apo të çuditshme për njerëzit që i bënin ishin thjesht magjike. (PCWorld Albanian)

fotoofotoo1 fotoo10 fotoo11 fotoo5 fotoo4 fotoo3 fotoo2 fotoo6 fotoo7 fotoo8 fotoo9

LEXO EDHE:  MySpace humbet 50 milion këngë ngarkuar gjatë viteve 2005-2013

Lajmet e fundit>