Lajmet

Ja dy flagshipët e radhës të Samsung që marrin Android 10

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Dhjetor 2019
0
Versioni stabil i Android 10 vjen pas 5 betash publike testimi. Për ata që kanë instaluar versionet eksperimentale, përditësimi është 144.2MB. Ja dy flagshipët e radhës të Samsung që marrin Android 10

Samsung është shumë më përpara me axhendën e përditësimeve Android 10 për flagshipët e kompanisë dhe tashmë telefoni i fundit që merr trajtimin One UI 2.0 është Note 10.

Aktualisht përditësimi po dërgohet për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani e nuk dihet sesa i gjerë është lançimi.

Gjithashtu vjen dy javë pasi kompania lançoi Android 10 për përdoruesit e Galaxy S10 dhe S10 Plus.

Në të vërtetë Android 10 nuk është një përditësim i madh por sjell disa përmirësime si sistemin e ri të gjesteve të Google dhe atë të Samsung.

Për më tepër One UI 2.0 ka disa përditësime të pamjes të cilat do të përmirësojnë eksperiencën. “Dark Mode” është përmirësuar dhe më shumë aplikacione e mbështetin funksionin në Android 10.

Versioni stabil i Android 10 vjen pas 5 betash publike testimi. Për ata që kanë instaluar versionet eksperimentale, përditësimi është 144.2MB. mjafton të drejtoheni në seksionin Settings – Software Updates dhe të kontrolloni nëse ka diçka të re për ju. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefonët e rinj Pixel të Google kanë një sekretar telefonatash me inteligjencë artificiale