Lajmet

Ja kompania e cila po zhvillon teknologjinë që karikon telefonët për 13 minuta

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Qershor 2019
0
Më specifikisht Vivo thotë se karikimi i shpejtë do të karikojë një telefon me bateri 4,000 mAh në vetëm 13 minuta. E thënë ndryshe një telefon me këtë teknologji do të karikohej plotësisht përpara se çdo telefon tjetër sot në treg të arrijë 50%. Ja kompania e cila po zhvillon teknologjinë që karikon telefonët për 13 minuta

Oppo dhe Xiaomi bënë diferencën vitin e kaluar falë teknologjive të tyre super të shpejta të karikimit por Vivo mendon se mund të bëjë akoma edhe më mirë.

Në rrjetin social Kinez Weibo kompania zbuloi se është duke punuar në një teknologji të re të karikimit të shpejtë, atë 120-vat.

Ajo është tre herë më e shpejtë sesa karikimi 40-vat i Huawei  i cili karikon plotësisht Mate 20 Pro dhe P30 Pro në vetëm 1 orë.

Gjithashtu është dy herë më e shpejtë sesa karikimi më i shpejtë sot aktualisht i Oppo Super VOOC me shpejtësi prej 50-vat.

Më specifikisht Vivo thotë se karikimi i shpejtë do të karikojë një telefon me bateri 4,000 mAh në vetëm 13 minuta. E thënë ndryshe një telefon me këtë teknologji do të karikohej plotësisht përpara se çdo telefon tjetër sot në treg të arrijë 50%.

Vivo nuk dha detaje rreth debutimit të teknologjisë por është ende muaj larg nga komercalizimi.

Nga ana tjetër Xiaomi është duke zhvilluar një teknologji të karikimit super të shpejtë, atë 100-vat. Në një video kompania tregoi një telefon me bateri 4,000 mAh të karikohej në 100% në vetëm 17 minuta. Mesa duket 2020 do të jetë viti i teknologjisë së karikimit të shpejtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni i intrigues i lojërave debuton në 28 vende Evropiane

Lajmet e fundit>