Biznes

Ja kompania e radhës teknologjike që vlerësohet me mbi 1 trilionë dollarë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Janar 2020
0
Aksionet e kompanisë mëmë të Google, Alphabet, arritën një rekord të ri ditën e Enjte duke dërguar vlerën e kompanisë në mbi 1 trilionë dollarë. Ja kompania e radhës teknologjike që vlerësohet me mbi 1 trilionë dollarë

Klubi i kompanive 1 trilionë dollarësh u shtua me një anëtar të ri. Aksionet e kompanisë mëmë të Google, Alphabet, arritën një rekord të ri ditën e Enjte duke dërguar vlerën e kompanisë në mbi 1 trilionë dollarë.

Alphabet i bashkohet Apple dhe Microsoft si kompanitë të cilat kanë një vlerë prej të paktën 1 trilionë dollarë. Apple mbetet kompania më me vlerë prej 1.4 trilionë dollarë. Microsoft vlerësohet me afro 1.3 trilionë dollarë.

Kjo është hera e parë që tre kompani Amerikane vlerësohen njëherazi mbi 1 trilionë dollarë. Por kompania më me vlerë në botë është Saudi Aramco që doli publikisht muajin e kaluar me vlerë prej 2 trilionë dollarë.

Amazon i është afruar këtij kufiri gjithashtu me 930 miliardë dollarë vlerë tregu. Që prej fillimit të këtij viti aksionet e Alphabet u rritën me 8%.

Mbarë tregu i teknologjisë po rritet me optimizëm ndërsa SHBA dhe Kina gjenden pranë një marrëveshjeje tregtare. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Uebsajtet e ngadalta do të etiketohen nga Chrome