Harduer

Ja koncepti i Intel për telefonin me ekran që paloset

Publikuar , 29 Janar 2019
0
Ja koncepti i Intel për telefonin me ekran që paloset

Intel mbase nuk është lojtari i parë në hapësirën e teknologjisë që po eksperimenton me teknologjinë e ekraneve që palosen por padyshim ndër më të mëdhenjtë.

Kompania ka aplikuar për një patentë të një telefoni me ekran që paloset dhe që shndërrohet në një tablet. Patenta e Intel është aq precize saqë janë përgatitur edhe foto dixhitale të saj.

Gjithashtu Microsoft është duke përgatitur sistemin operativ Windows 10 për këtë situatë. Në foto paraqitet një versioni i Windows 10-ës që të kujton Windows Phone.

Ekrani paloset në tre pjesë. Kur vetëm njëra anë lihet pa palosur, telefoni sillet si një minilaptop me tastierë virtual. I hapur plotësisht është tablet i palosur plotësisht është smartfon.

Dizajni i Intel do të mbështeste edhe një laptop stylus. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Intel prezanton një procesorë 18 bërthamësh nën 1,000 dollarë

Tags >

intel
Lajmet e fundit>