Lajmet

Ja kur FaceTime do ti rikthehet normalitetit

Publikuar , 01 Shkurt 2019
0
Apple tha se ka adresuar problemin dhe një përditësim do të vijë javën e ardhshme tek përdoruesit e iPhone. Ja kur FaceTime do ti rikthehet normalitetit

Gjigandi iPhone kërkoi edhe njëherë tjetër të falur për problemi madhor të sigurisë që pllakosi FaceTime.

Një keqfunksionim i FaceTime bënte që të dëgjoheshin bisedat e thirrjeve në grup ende pa u përgjigjur vetë ata.

Apple tha se ka adresuar problemin e FaceTime dhe një përditësim do të vijë javën e ardhshme tek përdoruesit e iPhone.

Një ndodhi e tillë është ironi më vete për Apple që vazhdimisht na kujton sesa shumë e vlerëson privatësinë.

Pak javë më parë kompania bleu një billboard masiv në Las Vegas ku thoshte sesa shumë e vlerëson privatësinë e të dhënave të përdoruesit.

“Çfarë ndodh në iPhone tuaj, qëndron në iPhone,” shkruhej në billboard. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Intel prezanton modemin e ri 5G me shpejtësi deri në 6Gbps

Lajmet e fundit>