Lajmet

Ja kur Instagram ka vendosur të fshehë numrin e pëlqimeve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Nëntor 2019
0
Funksioni pritet të përmirësojë mirëqënien e shumë përdoruesve siç kanë bërë produktet si Google Digital Wellbeing dhe Apple Screen Time. Ja kur Instagram ka vendosur të fshehë numrin e pëlqimeve

Aplikacioni shumë popullor i shpërndarjes së fotove dhe videove në pronësi të Facebook pritet të nisë një ndryshim kontrovers në platformë. Instagram do të fshehë së shpejti numrin e pëlqimeve në platformë.

Nëse nuk jeni në dijeni, Instagram prej kohësh ka testuar me një numër të vogël përdoruesish duke hequr numrin e pëlqimeve që merrnin postimet e tyre.

Po shefi i kompanisë Adam Mosseri tha se do të aplikonin këtë funksion tek disa përdorues në SHBA dhe me të vërtetë kësaj here.

Një lëvizje e tillë pritet të reduktojë efektet psikologjike të përdoruesve të cilët janë në kërkim të pëlqimeve dhe shikueshmërisë së postimeve të tyre në platformë.

Instagram ka bërë testime në Kanada, Irlandë, Itali, Japoni, Brazil, Australi dhe Zelandën e Re. Kompania dëshiron që njerëz të shqetësohen më pak për numrin e pëlqimeve që marrin.

Funksioni pritet të përmirësojë mirëqenien e shumë përdoruesve siç kanë bërë produktet si Google Digital Wellbeing dhe Apple Screen Time.

LEXO EDHE:  Facebook teston një version të "Watch Party" për Instagram

Lajmet e fundit>