Harduer

Ja lista e të gjithë modeleve iPhone që do të marrin iOS 14

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Shtator 2020
0
Kur Apple zbuloi iOS 13 vitin e kaluar tha se do të funksiononte nga iPhone 6S, iPhone SE 2016 deri tek modelet e fundit. Ja lista e të gjithë modeleve iPhone që do të marrin iOS 14

Në mesin e disa produkteve që prezantoi të Martën e datës 15 Shtator, Apple zbuloi se iOS 14 zyrtarisht do të mbërrinte tek iPhone një ditë më pas.

Duke filluar nga dita e sotme përdoruesit e iPhone do të mund të instalojnë versionin më të fundit të sistemit operativ i cili u prezantua për herë të parë në Qershor në Konferencën WWDC.

iOS 14 sjell një mori veçorish të reja ku më spikaturat janë App Clips dhe App Library. Si me çdo përditësim tjetër iOS, të gjithë ju që keni një model të vjetër të iPhone jeni duke menduar nëse do të jetë i disponueshëm për ju.

Kur Apple zbuloi iOS 13 vitin e kaluar tha se do të funksiononte nga iPhone 6S, iPhone SE 2016 deri tek modelet e fundit.

Këtë vit iPhone 6S nuk duhej të ishte në listë por ja që Apple e ka përfshirë së bashku me iPhone SE.

Kjo është lista zyrtare e iPhone, iPad dhe iPod që do të marrin iOS 14:

  • iPhone 11, 11 Pro, 11 Pro Max
  • iPhone XS, XS Max
  • iPhone XR
  • iPhone X
  • iPhone 8, 8 Plus
  • iPhone 7, 7 Plus
  • iPhone 6S, 6S Plus
  • iPhone SE 2016, 2020
  • iPod Touch 7
  • iPad Pro 12.9-inç
  • iPad Pro 11-inç
  • iPad Pro 10.5-inç
  • iPad Pro 9.7-inç
  • iPad 6
  • iPad 5
  • iPad Mini 5
  • iPad Mini 4
  • iPad Air 3
  • iPad Air 2

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Arsyeja pse konsumatorët po distancohen nga smartfonët e shtrenjtë