Lajmet

Ja përditësimet e aplikacionit të Facebook-ut për Windows Phone

Publikuar , 07 Tetor 2013
0
Ja përditësimet e aplikacionit të Facebook-ut për Windows Phone

wp-fbMicrosoft-i ka përditësuar ditën e premte aplikacionin e Facebook-ut për Windows Phone, duke shtuar disa prej karakteristikave në versionin beta, të cilin mund ta shkarkoni direkt nga Windows Phone Store.

Në këtë lançim përfshihen një sërë opsionesh të reja mjaft të dobishme. Për shembull, tashmë mund të bashkangjisni foto nëpër komente dhe t’i ngarkoni ato në rrjet.

Po ashtu, mund të hiqni nga lista e miqve njerëz si dhe të bëni “unike” përmbajtjeve në rrjetin social.

fb_windows_phone

Të dyja janë veçori bazë të cilat faktikisht duhet të kishin qenë që në fillim. Gjithashtu, janë shtuar opsione të tjera për etiketimin, çka do të thotë se mund t’i etiketoni miqtë pavarësisht se çfarë po postoni në rrjet.

Kjo metodë është në fakt më e thjeshtë për përdoruesit mobile sesa të shkojnë tek mesazhet, të gjejnë emrin e personit dhe t’i dërgojnë atij një mesazh.

Së fundmi, Facebook për Windows Phone është i disponueshëm në trefishin e gjuhëve: aktualisht 19 të tilla. Microsoft-i ve në pah gjithashtu edhe përmirësimet e performancës veçanërisht për check-in dhe postime, si dhe ato të navigacionit.

Ky është versioni 5.1 i Facebook për Windows Phone dhe lançimi i dytë që prej programit beta në fund të prillit nga Microsoft.

Të gjtihë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë Microsoft-in të testojë veçoritë e fundit mund të instalojnë versionin beta nga Windows Phone Store. Edhe Microsoft, ashtu si BlackBerry, e ka zhvilluar vetë aplikacionin e Facebook-ut për platformën e vet, pasi këta të fundit nuk pranojnë të ndërtojnë aplikacione për platforma të ndryshme nga iOS dhe Android. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kriptomonedha e Facebook nën hetim nga autoritetet Evropiane

Lajmet e fundit>