Lajmet

Ja përgjigja e Android ndaj AirDrop në iOS

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Korrik 2019
0
Fast Share pritet të bëhet i disponueshëm në Chromebook, pajisjet iOS e madje edhe orët inteligjente Wear OS. Megjithatë një version iOS do të kërkonte një aplikacion të veçantë. Ja përgjigja e Android ndaj AirDrop në iOS

Nëse pyesni përdoruesit e iPhone për një prej veçorive më të rehatshme dhe që pëlqejnë më së shumti, me shumë gjasa do tu thonë AirDrop.

Kjo veçori është një mënyrë e thjeshtë për të ndarë një foto me një pajisje tjetër Apple ngjitur.

Tashmë edhe përdoruesit e Android së shpejti do të kenë një ekuivalent. Ekipi i 9to5Google ka arritur që të aktivizojë veçorinë “Fast Share” në Android i cili ashtu si AirDrop përdor një kombinim të Bluetooth dhe Wi-Fi për tu dërguar skedarë por edhe tekst njerëzve pranë me një telefon Android.

Aktivizimi i këtij opsioni sjell një listë pajisjesh që kanë “Fast Share” të aktivizuar ndërsa transferimi i skedarëve është vetëm pak prekje larg.

Fast Share pritet të bëhet i disponueshëm në Chromebook, pajisjet iOS e madje edhe orët inteligjente Wear OS. Megjithatë një version iOS do të kërkonte një aplikacion të veçantë.

Nuk dihet se kur do të debutojë dhe pavarësisht se do të vijë si pjesë e Google Play Services, nuk do të jetë i kufizuar vetëm në Android Q. Nga ana tjetër Google ka paralajmëruar largimin e transfertave Android Beam që përdornin NFC në Android Q.

Si rezultat Fast Share bëhet më i nevojshëm se kurrë më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Opsioni që do tu mbrojë nga gjurmimi i vendndodhjes nga Google

Lajmet e fundit>